Ekskluzive: Përleshen tifozët gjatë ndeshjes Ylli – Bashkimi (Video)

Në palestrën “13 Qershori” është ndërprerë për disa minuta ndeshja mes Golden Eagle Ylli e Bashkimit, e cila më pas është zhvilluar pa tifozë

Sport

31/10/2016 00:33

Ndeshja e fundit në orar në Basketbollin e Kosovës në mes të Golden Eagle Ylli e Bashkimit nuk ka kaluar pa incidente.

Sfida mes Yllit e Bashkimit, e cila u zhvillua në palestrën “13 Qershori”, është ndërprerë për pak minuta pasi tifozët vendas filluan të hidhnin shishe në drejtim të tifozit të Bashkimit, transmeton Gazeta Express.

E gjitha kjo kishte ndodhur kur një tifoz i Bashkimit, i cili gjendej poshtë në parket prapa koshit, kishte brohoritur ‘Bashkimi, Bashkimi’. Kjo irritoi tifozët vendas, të cilët siç shihet edhe në videon që ka siguruar Gazeta Express nga një lexues i saj, filluan të gjuajnë me shishe në drejtim të tifozit mysafirë.

Kjo situatë u krijua 28 sekonda para fundit të takimit, ku më pas policia Kosovës largoi gjithë tifozët nga palestra dhe skuadrat zhvilluan sekondat e mbetura pa praninë e tyre, ku në fund triumfoi Bashkimi me rezultat 95:89.