Ekskluzive: Përfundon ‘O sa mirë’, aktorët me serial të ri (Video)

Të dielën që lam pas ' O sa mirë' lëshoi episodin e fundit për këtë sezon duke i dhënë gjithashtu fund edhe serialit.

ShowBiz

22/06/2017 13:32

Kjo pasi të gjithë aktorët që luajtën me përkushtim aty do të jenë pjesë e një seriali të ri, shkruan lajmi.net

Burime të afërta për lajmi.net tregojnë se emri i serialit të ri do të jetë ‘4-4-2’ (si një formacion futbolli), me iniciativën e regjisorit dhe skenaristit Ard Islami i cili të njejtën detyrë do ta ketë edhe aty.

‘4-4-2’ nis transmetimin në muajin shtator, ndërsa shikuesve të rregullt të cilëve ua kanë rrëmbyer zemrat aktorët me rolet e tyre nuk u ka mbetur asgjë tjetër veç të presin duke i shikuar episodat e vjetra të ‘O sa mirë’./Lajmi.net/

YouTube player