Ekskluzive: Noga është ndarë përfundimisht nga bashkëshortja, zbulohen detajet (Foto)

Reperi i njohur Noga dhe tashmë ish- bashkëshortja e tij Kristela janë ndarë përfundimisht, arsyeja ka qenë pasuria.

ShowBiz

24/07/2016 23:55

Ajo, i ka kërkuar që pasuria t’i kthehet në emrin e tij që nëse ndonjëherë dyshja do të ndahen, gjysma e pasurisë t’i lihet asaj, shkruan lajmi.net.

Mediat, muaj më parë kanë raportuar se dyshja janë ndarë për shkak se Kristela nuk dëshiron që të jetojë bashkë me nënën dhe dy motrat e tij, mirëpo ai e ka mohuar një gjë të tillë.

Lajmi.net merr vesh nga burime të sigurta brenda familjes se kjo lidhje disa vjeçare e cila nuk ka shumë që u pati kurorzuar me martesë ka marrë fund.

Ata kanë vendosur që ta mbajnë të fshehtë këtë pasi prezantuesja e njohur është shtatzënë./lajmi.net