Ekskluzive / Këta janë veteranët mashtrues të Zonës së Drenicës sipas prokurorisë (EMRAT)

Lajmi.net bën publik emrat e Zonës Operative të Drenicës, të cilët i gjeni më poshtë. Në vazhdim do të sjellim edhe emrat e veteranëve nga zonat e tjera të Kosovës që Prokuroria thotë se janë mashtrues.

Lajme

16/09/2018 13:24

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që cilësohen si veteranë mashtrues.

Lajmi.net bën publik emrat e Zonës Operative të Drenicës, të cilët i gjeni më poshtë. Në vazhdim do të sjellim edhe emrat e veteranëve nga zonat e tjera të Kosovës që Prokuroria thotë se janë mashtrues.

Pensioni prej 170 euro që morën 46 mijë veteranët, 20 mijë prej tyre të cilësuar të rremë, i kushtuan buxhetit të Kosovës 68.153.533.14 euro.

Në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Lexo edhe:

EKSKLUZIVE/ Mbi 900 faqe aktakuzë për 12 të akuzuarit e listave të veteranëve /DOKUMENT  

Aktakuza është ngritur ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Nga 20 mijë veteranët që hynë jashtëligjshëm në listë, Zona Operative e Dukagjinit është zona më e prekura.

Lexo edhe:

Zona e Dukagjinit me afër 8 mijë veteranë të rremë, kështu radhitën zonat tjera /Dokument

Prokuroria ka grumbulluar kështu të dhënat:

Në Zonën Operative të Drenicës, ka 2330 anëtarë ‘veteranë’.

Në Zonën Operative të Pastrikut, listohen 4701 anëtarë ‘veteranë’.

Në Zonën Operative të Dukagjinit, janë të përfshirë emrat e 7949 anëtarëve ‘veteranë’.

Në Zonën Operative të Shalës, janë 1389 anëtarë ‘veteranë’.

Në Zonën Operative të Norodimes, ka 823 anëtarë ‘veteranë’.

Në Zonën Operative të Karadakut, prokuroria liston emrat e 396 anëtarë ‘veteranë’.

Në Operacionin Shigjeta, prokuroria liston emrat e 1035 anëtarë ‘veteranë’.

Në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, prokuroria liston 272 anëtarë ‘veteranë’.

Në MMRK-të, prokuroria liston 107 anëtarë ‘veteranë’.

Në UÇPMB, prokuroria liston 779 anëtarë ‘veteranë’ që dyshohet se kanë përfituar kundërligjshëm pension.

Lexo edhe:

Intervistime, miliona faqe material, 800 dosje – Dëshmi kundër 12 të akuzuarve për veteranët /Dokument

Kujtojmë, se Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, më 15 gusht të këtij viti ishte dorëhequr për shkak të kërcënimeve që i ka pranuar gjatë punës së tij si prokuror kur po hetonte listat e fryra të veteranëve. Kjo bëri që procesi të përshpejtohet pasi edhe pati reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.

Lajmi.net posedon aktakuzën e plotë, mbi 900 faqe, ku dje gjatë ditës vazhdimisht ka publikuar pjesë nga kjo aktakuzë. Gjithashtu, në ditët në vazhdim do të sjellim edhe detaje ekskluzive të aktakuzës ndaj atyre që manipuluan me listën e veteranëve të UÇK-së. /Flutura Toplana/ Lajmi.net/

Lexo edhe:

Ekskluzive / Agim Çeku: UÇK-ja s’duhet të dalë me numër simbolik, kemi qenë ushtri e jo grup njerëzish /Dokument

Emrat e Zonës Operative të Drenicës: