Ekskluzive: Kallëzim penal për rastin e diplomatëve kosovarë që iu ka skaduar mandati (Emrat)

Janë një numër i madh i diplomatëve kosovarë që tashmë ju ka skaduar mandati, por që të njëjtit vazhdojnë të qëndrojnë në misionet diplomatike jashtë vendit.

Lajme

18/04/2018 16:50

Bëhet fjalë për 23 diplomatë që iu ka skaduar mandati ose është afër skadimit dhe për këtë çështje tashmë është vënë në dijeni edhe zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Në lidhje me këtë çështje Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë vërejtje nga Auditimi i Jashtëm, si dhe rasti është duke u hetuar në bazë të kallëzimit penal të bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit”, kanë thënë burime të lajmit.net.

Lidhur me ligjin që përcakton mandatin e diplomatëve, ai qartë specifikon se përfaqësuesit diplomatik qëndrojnë në të njëjtin mision diplomatik për një periudhë katër vjeçare.

“Asnjëri nga këta diplomat nuk do të mund të mbetet në listë të pagave pas përfundimit të mandatit. As nuk do të mund të gëzojnë ndonjë të drejtë tjetër”, thonë burimet për portalin tonë.

Në bazë të Ligjit për Shërbim të Jashtëm, diplomatët pas përfundimit të mandatit të tyre duhet të kthehen në Ministri ose të transferohen në ndonjë mision tjetër katër vjeçar.

Lajmi.net sjellë ekskluzivisht listën e 23 diplomatëve kosovarë që iu ka përfunduar mandati ose është afër përfundimit:

Ylber Kryeziu – Ministër Këshilltar, Nju Jork (30.04.2014-29.04.2018)

Shota Bukoshi – Këshilltare, Berlin (mandati i skaduar më 18 shkurt 2018)

Lulzim Pllan – Këshilltar, Berlin (30.04.2014-29.04.2018)

Miftar Kryeziu – Sekretar i Dytë, Berlin (30.04.2014-29.04.2018)

Faruk Ajeti – Sekretar i Dytë, Vjenë (30.04.2014-29.04.2018)

Mustafë Xhemajli – Ministër Këshilltar, Bern (mandati i skaduar më 24 janar 2017)

Mitat Fejza – Konsull, Francë (mandati i skaduar më 9 maj 2017)

Mehmet Morina – Sekretar i Dytë, Australi (30.04.2014-29.04.2018)

Ruzvelt Frrokaj – Ministër Këshilltar, Itali (30.04.2014-29.04.2018)

Lavdim Morina  – Konsull, Milani (mandati i skaduar më 7 prill 2018)

Bubulina Krasniqi –  Sekretare e Parë, Bullgari (10.07.2017-09.07.2018)

Lekë Daka – Sekretar i Parë, Holandë (mandati i skaduar më 3 mars 2018)

Petrit Hajdari – Konsull, Slloveni (25.04.2014 – 24.04.2018)

Mirjeta Behluli – Ministër Këshilltare, Slloveni (30.04.2014 – 29.04.2018)

Uliks Emra – Ministër Këshilltar, Kroaci (30.04.2014 – 29.04.2018)

Adriatik Kryeziu- Sekretar i Parë (30.04.2014 – 29.04.2018)

Visar Fetaj – Këshilltar, Çeki (30.04.2014 – 29.04.2018)

Valdrin Grainca – Sekretar i Parë, Bruksel (30.04.2014 – 29.04.2018)

Sylë Ukshini – Ministër Këshilltar, Tiranë (23.06.2014 – 22.06.2018)

Vahid Haxhiu – Sekretar i Dytë, Arabi Saudite (30.04.2014 – 29.04.2018)

Albesjana Iberhysaj – Këshilltare, Strasburg (30.04.2014 – 29.04.2018)

Agron Maloku  – Këshilltar, Frankfurt (30.04.2014 – 29.04.2018)

Frymëzim Isufaj – Ministër Këshilltar, Uashington (mandati i skaduar më 18 mars 2018) /Lajmi.net/