Ekskluzive: Kadri Veseli rekord votash në Skenderaj, ja kush renditet pas tij (Foto)

Lideri i Partisë Demokratike, Kadri Veseli ka thyer rekord në komunën e Skënderajt duke marrë 12 mijë e 710 vota, mëson ekskluzivisht lajmi.net.

Lajme

12/06/2017 22:23

Pas tij renditet kandidati për deputet, Mërgim Lushtaku me 8 mijë e 560 vota.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj në këtë komunë ka marrë vetëm 1 mijë e 413 vota.

Me numrin më të vogël të votave ka mbetur lideri i Nismës, Fatmir Limaj i cili është votuar vetëm nga 319 qytetarë./Lajmi.net/