Ekskluzive: EULEX-it i vazhdohet mandati deri më 2018

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme sot ku është shqyrtuar vazhdimi i mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë.

Lajme

13/06/2016 18:45

Lajmi.net merr vesh nga burime brenda Qeverisë se në këtë mbledhje është miratuar projektligji për vazhdimin e mandatit të misionit më të madh evropian në Kosovë.

Në bazë të këtij projektligji, EULEX-i do të qëndroj në Kosovë deri në vitin 2018. I njëjti do të shkoj në Kuvend për miratim nga përfaqësuesit e popullit.

Lajmi.net mëson se nesër do të mbahet edhe seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku do të votohet ky projektligj. Për miratim nga Kuvendi, duhen 2/3 e votave të deputetëve.

Në këtë mbledhje poashtu është miratuar edhe ftesa e Presidentit Hashim Thaçi, drejtuar Frederica Mogherinit për vazhdimin e mandatit të EULEX-it. /lajmi.net