Ekskluzive: Enver Sekiraqa është rrugës për në burgun e Dyzit

Gjykata e Apelit ka vendosur që Enver Sekiraqa të kthehet në burg dhe të vuaj dënimin, si i akuzuar për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Lajme

21/10/2017 00:15

Sipas burimeve të lajmi.net, tani më Sekiraqa është rrugës për në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.

Kujtojmë, se Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Ekskluzive: Enver Sekiraqa do të kthehet në burg