Ekskavatorët nisen drejt Hades, shqetësohen banorët

Në fshatin Hade të Obiliqit, sot pritet të ekzekutohet vendimi i Qeverisë për rrënimin e shtëpive

Lajme

25/04/2018 12:36

Aty tash ndodhen zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Komunës së Obiliqit, Policia e Kosovës, si pajisjet e kompanisë së kontraktuar për rrënimin e objekteve.

Por aty ndodhen edhe banorët që kanë prona në këtë fshat, të cilët kanë thënë për Klan Kosova se nuk i kanë të qarta kushtet e Qeverisë, duke thënë se nëse ato nuk iu qartësohen do t’i mbrojnë pronat e tyre.

Edhe pse aksioni i rrënimit të shtëpive është paralajmëruar për orën 10:00, ende nuk ka nisur të ekzekutohet asgjë.