Ekrani publik jep gabimisht porno (Video +18)

Banorët e një qyteti në Kinë janë shokuar, kur një video porno u transmetua gabimisht në një ekran të madh në një stacion autobusi. Incidenti ndodhi në Mudanjiang, një qytet me 2.8 milionë banorë në verilindje të Kinës.

Fun

24/06/2015 22:18

“Kontrollori i ekranit ishte duke parë porno një zyrë, kur papritur kompjuteri i tij u lidh me ekranin e madh”, raporton “People’s Daily Online”.

Pamjet, edhe me audio, qëndruan për rreth 10 minuta duke mbledhur rreth ekranit një grup personash që po e filmonin. Policia mbërriti menjëherë dhe fiku ekranin, i cili gjatë natës përdorej për të transmetuar filma, transmeton lajmi.net

“Kishte të moshuar dhe fëmijë, pasi ekrani ndodhet përballë spitalit, dhe shumë pacientë po e shihnin”, tha një zyrtar i policisë kineze. Policia ka nisur hetimet mbi kompaninë që menaxhon ekranin dhe arrestoi kontrollorin e ekranit.

YouTube player