Ekrani për korrigjimin e pamjes

Është menduar të krijohet një ekran i ri i cili do të korrigjonte pamjen për njerëzit që përdorin syze dhe kështu do t'i lironte ata nga përdorimi i syzeve.

Auto & Tek

26/07/2014 19:03

Ata të cilët kanë nevojë për syze për të shikuar TV ose për të qëndruar në laptop, do të mund të shihnin shumë qartë pamjen falë një ekrani të ri teknologjik i cili korrigjon problemet me pamje.

Teknologjia përdorë algortime për të përmirësuar pamjen e imazhit bazuar në perceptimin e syzeve të një personi, duke krijuar kështu së bashku një filter drite në ekran dhe duke mundësuar që personi ta shikojë atë pa syze.

Hulumtuesit thonë se ideja është që të parashikohet se si sytë tuaj do të shëndrrojnë në mënyrë natyrale atë që është në ekran – diçka që syzet zakonisht e korrigjojnë – dhe ta bëjnë atë të duket e pastër.