Ekrani i pathyeshëm i iPhone 6 (Video)

Një video është shfaqur në internet nga blogeri Marques Brownlee i cili tregon se çfarë ekrani do të ketë iPhone 6 dhe e godet atë me thikë, çelësa dhe shumëçka tjetër pa u dëmtuar ekrani fare.

Auto & Tek

09/07/2014 18:21

iPhone 6 do të përmbaj një ekran praktikisht të pathyeshëm prej kristalit të safirit, në bazë të një video të rrjedhur në internet që tregon ekranin e pretendueshëm të ardhshëm të Apple për iPhone 6.

Ekrani shihet se si i qëndron sulmeve të thikës dhe rrahjeve të rënda nga një grup çelësash, ku blogeri Marques Brownlee thotë se “kjo është vetëm njëra nga ato” që ky iPhone do të mund të bëjë.

Ai gjithashtu demonstron aftësinë e ekranit për t’i bërë ballë presionit, lakimit të qelqit deri në më shumë se 90 shkallë pa shkaktuar ndonjë dëm të dukshëm në panel.

Apple ka përdorur xham safiri më herët në të dy lentet e kamerave dhe sensorëve TouchID në iPhone 5s, por në qoftë se kjo video tregon me të vërtetë atë se çfarë iPhone 6 mund të bëjë, atëherë iPhone 6 do të jetë celulari i parë në treg që përdor minerale për tërë ekranin e tij.

Videon mund ta shihni më poshtë: