Ekonomia pa timon në mungesë së Qeverisë së re

Sa më shumë që vonohet formimi i qeverisë, aq më keq për ekonominë e vendit. Njohësit e ekonomisë tërheqin vërejtjen se “liderët”e verbuar nga dëshira për t’u ulur në karrigen e kryeministrit, nuk po e vërejnë situatën e rëndë në të cilën është vendi, madje edhe me tendenca që të rrëshqet edhe më tutje kah më e keqja.

Lajme

14/07/2014 10:45

Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi shkruan për Tribunën se sinjalet e alarmit vijnë nga të gjitha anët: “eksporti ka rënë 12 për qind, importi është rritur 7 për qind, deficiti tregtar në maj ishte 13 për qind më i lartë se në prill dhe dhjetë për qind më i lartë se para një viti, pastaj, krahasuar me vjet, në maj të hyrat në buxhet ishin 21 milionë euro më të vogla, ndërsa shpenzimet u rritën për 17 milionë euro”.

Sipas tij, përplasjet rreth të drejtës për themelimin e qeverisë po dëshmojnë brishtësinë e krejt sistemit, jostabilitetin deh paqëndrushmërinë e institucioneve dhe vënien e interesave personale – karrieriste të liderëve përballë përgjegjësisë që kanë marrë për zhvillimin e stabilitetit, shkruan Tribuna.