Ekipi i Spanjës ankohet menjëherë pas ardhjes në Shqipëri

Përfaqësuesja e Spanjës po vazhdon të ankohet për gjendjen e fushës së “Loro Boriçit”.

Sport

08/10/2016 13:26

Edhe pse ende nuk e kanë shkelur nga afër, refreni i spanjollëve gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë terreni që do të gjejnë në Shkodër për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Fakti që vetëm tri ditë para përballjes me Shqipërinë, në “Loro Boriçi” u ndesh Kosova me Kroacinë, nuk u pëlqen aspak spanjollëve, aq më tepër që dy ndeshjet më të vështira të grupit duhet t’i luajnë në vetëm tri ditë diference, shkruan “Panorama Sport”.

Si të mos mjaftonte kjo, largësia e stadiumit të Shkodrës nga aeroporti “Nënë Tereza” është në maksimumin e lejuar nga FIFA, çka shton lodhjen e udhëtimit të ish-kampionëve të botës.

Më shumë se shqetësim për fushën, duket se spanjollët po parapërgatisin justifikimin në rast të një rezultati jo pozitiv nga ekipit të Gainni De Biasit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.