Ekipi s’ka fushë, stërvitet në shesh

Barletta, skuadër nga divizioni i parë në Itali ka kryer stërvitjet e pasdites në sheshin Aldo Moro, në qendër të qytetit. Në shenjë proteste, skuadra është stërvitur aty për gjysmë ore, pas humbjes në Kampionat nga Perugia. Presidenti i Barlettas, Roberto Tato ka deklaruar nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare: “Klubi Barletta, pavarësisht…

Sport

11/03/2014 19:30

Barletta, skuadër nga divizioni i parë në Itali ka kryer stërvitjet e pasdites në sheshin Aldo Moro, në qendër të qytetit.

Në shenjë proteste, skuadra është stërvitur aty për gjysmë ore, pas humbjes në Kampionat nga Perugia.

Presidenti i Barlettas, Roberto Tato ka deklaruar nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare: “Klubi Barletta, pavarësisht një numri takimesh me administratën komunale, dhe kërkesës për të shfrytëzuar stadiumin komunal Cosimo Puttili në edicionin 2013/14, njofton se deri më sot nuk është arritur asnjë marrëveshje”.

“Dhe, përderisa vazhdojmë të mos gjejmë mirëkuptim nga ana e tyre, klubi njofton që nga nesër e tutje, ekipi do të stërvitet në hapësira të ndryshme të qytetit”, thuhej në vazhdim të komunikatës.

Rast i rrallë, dhe reagim i pazakonshëm. Ku e ka fundin krejt kjo? Mbetet të shihet.