Ekipi pranoi 164 gola, fajëson gjyqtarin

Një skuadër amatore e përbërë nga futbollistë të shurdhër, Birmingham Deaf FC, ka rënë nga liga, por kërkon anulimin e rezultatit sepse është e pakënaqur me ndarjen e drejtësisë. Ata kanë pranuar 164 gola.

Sport

27/05/2014 10:22

Një ekip amator i përbërë nga futbollistë të shurdhër kërkon anulimin e rezultatit të rënies nga liga për shkak se anëtarët e tij nuk mund të dëgjonin sinjalizimet e gjyqtarit kryesor gjatë ndeshjeve.

Birmingham Deaf FC kanë humbur 25 nga 26 ndeshjet e tyre në ligën lokale, duke pranuar 164 gola, dhe si rezultat kanë rënë në divizionin e pestë.

Klubi, i formuar më 1921 dhe i përbërë nga gati të gjithë futbollistë të shurdhër, ka rënë nga liga, por ia lë fajin gjyqtarit.

“Gjyqtarët duhet të valojnë flamuj, në të njëjtën kohë, duke i rënë bilbilit”, deklaroi zyrtari i klubit Guy Whieldon.

“Shumica e gjyqtarëve harrojnë të valojnë, nuk i përdorin flamujt. Gjyqtari mund të sinjalizojë minutat shtesë, kurse ne mund të vazhdojmë të luajmë pa e ditur edhe sa kohë ka mbetur”.

Klubi ka njoftuar se do të marrë masa, dhe mund të largojë të gjithë futbollistët.