Ekipi nga një nivel tjetër

Zyrtari i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer ka thënë se skuadra është aktualisht “në një nivel tjetër”, pasi përcolli gjigantin bavarez në fitoren 3:0 ndaj Guangzhou Evergrande me çka siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror për klube. Franck Ribery, Mario Mandzukic dhe Mario Gotze shënuan golat për ekipin e Pep Guardiolës që po ashtu qëlloi shtyllën…

Sport

18/12/2013 08:30

Zyrtari i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer ka thënë se skuadra është aktualisht “në një nivel tjetër”, pasi përcolli gjigantin bavarez në fitoren 3:0 ndaj Guangzhou Evergrande me çka siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror për klube.

Franck Ribery, Mario Mandzukic dhe Mario Gotze shënuan golat për ekipin e Pep Guardiolës që po ashtu qëlloi shtyllën në katër raste tjera.

Andaj, Beckenbaer nuk ka asgjë tjetër përveç lëvdata për Bayernin, që kërkon trofeun e pestë në vitin 2013. “Besoj se kundërshtari është më i mirë se sa që dukej, por Bayern është thjesht nga një tjetër nivel i futbollit”, deklaroi legjenda gjermane.

Kurse, edhe kapiteni i Bayernit, Philipp Lahm u shpreh i lumtur me paraqitjen e ekipit.

“Jemi të vendosur të fitojmë titullin, por do të kënaqemi me këtë përvojë, sidomos nëse e fitojmë trofeun të shtunën”, u shpreh ai. Bayern në finale pret fituesin e përballjes mes Atletico Mineiro – Raja Casablanca.