Ekipi ideal i vitit

Lionel Messi nuk ka zënë vend në ekipin e futbollistëve më të mirë për vitin 2013, sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport. Ajo ka lënë yllin argjentinas jashtë formacionit të më të dalluarve gjatë vitit që po e lëmë pas, kurse në skuadër gjendet rivali i tij nga Real Madrid, Crisstiano Ronaldo, dhe…

Sport

25/12/2013 20:00

Lionel Messi nuk ka zënë vend në ekipin e futbollistëve më të mirë për vitin 2013, sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Ajo ka lënë yllin argjentinas jashtë formacionit të më të dalluarve gjatë vitit që po e lëmë pas, kurse në skuadër gjendet rivali i tij nga Real Madrid, Crisstiano Ronaldo, dhe mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, finalistë për Topin e Artë 2013.

Bundesliga është liga më më së tepërmi përfaqësues. Pesë anëtarë vijnë nga Bayern Munich kurse tre nga Borussia Dortmund.

Ekipi ideal:

Porteri: Neuer (Bayern Munich)

Mbrojtësit: Lahm (Bayern Munich), Subotic (Borussia Dortmund), Thiago Silva (PSG), Alaba (Bayern Munich)

Mesfushorët: Schweinsteiger (Bayern Munich), Gündogan (Borussia Dortmund), Hazard (Chelsea), Ribéry (Bayern Munich).

Sulmuesit: Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Lewandowski (Borussia Dortmund).