lajmi.net

Ekipi ideal i Ligës së Kampionëve

Uebfaqja Goal.com e ka zgjedhur ekipin ideal të Ligës së Kampionëve, në të cilin sigurisht dominon Real Madridi, me katër përfaqësues, pas triumfit në këtë eveniment.

Sport

25/05/2014 12:27

Liga e Kampionëve përfundoi edhe për këtë sezon dhe është momenti më i përshtatshëm për ta zgjedhur ekipin ideal të saj.

Për këtë është përkujdesur uebfaqja Goal.com. Pasi triumfoi këtë edicion në këtë kompeticion, Real Madridi është ekipi më i përfaqësuar, me katër lojtarë.

Gjithashtu, shkuarja deri në finale e shpërblen edhe Atletico Madridin, i cili ka tre futbollistë në ekipin ideal të këtij sezoni në Champions. Chelsea, Borussia Dortmund, Paris Saint Germain dhe Bayern Munich, përfaqësohen me nga një lojtar në ekipin e vitit.

Ekipi ideal i Ligës së Kampionëve

Mesjava solli katër ndeshjet e para të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve. Paris Saint-Germain, Barcelona, Bayern Munich dhe Atletico Madrid shënuan fitore të rëndësishme, të gjithë si mysafir. Andaj, Eurosport.it ka publikuar formacionin ideal të dy mbrëmjeve të para të rrethit të dytë të garës kryesore kontinentale për klube. Në ekip gjenden yje si…

Sport

20/02/2014 13:00

Mesjava solli katër ndeshjet e para të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germain, Barcelona, Bayern Munich dhe Atletico Madrid shënuan fitore të rëndësishme, të gjithë si mysafir.

Andaj, Eurosport.it ka publikuar formacionin ideal të dy mbrëmjeve të para të rrethit të dytë të garës kryesore kontinentale për klube.

Në ekip gjenden yje si Zlatan Ibrahimovic që e udhëhoqi PSG’n drejt fitores 4:0 në udhëtim te Bayer Leverkusen dhe heroi i Atletico Madridit në fitoren 1:0 ndaj Milanit.

Në mesfushë, Toni Kroos dhe Marco Verratti të përkrahur nga Philipp Lahm, Adel Taarabt dhe Blaise Matuidi. Në repartin e mbrojtjes kanë zënë vend Thiago Silva, Dani Alves, dhe Pique.  Në portë, Thibaut Courtois.

LM