Ekipi i Zvicrës shndërrohet në ekip të “shqiponjave”

Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore të merituar 2;1 ndaj Serbisë në Kupën e Botës.

Sport

23/06/2018 00:04

Zvicra në Kaliningrad të Rusisë ka mposhtur Serbinë, me golat e shënuara nga Xhaka e Shaqiri.

Golat e Xhakës dhe Shaqirit të festuar me shqiponjë duket se kanë “infektuar” gjithë ekipin zviceran.

Është kapiteni Stephan Lichtsteiner që nuk ka mundur t’i shmanget festës me shqiponjë, duke e bërë të njëjtën gjë te goli i Shaqirit./Lajmi.net/