Ekipi i vitit në Serie A

Serie A është në prag të përmbylljes. Juventus u shpall kampion për edicionin e tretë me radhë. Por, cilët futbollistë kanë zënë vend në formacionin më të mirë të vitit?

Sport

06/05/2014 11:21

Një tjetër edicion është pranë përmbylljes, Juventus sërish u kurorëzua kampion në Serie A. Por, nuk janë vetëm futbollistët e gjigantit torinez ata që shkëlqyen gjatë këtij sezoni.

Goal.com ka përzgjedhur formacionin e përbërë nga futbollistët më të dalluar në edicionin 2013-14.

Në portë gjendet talenti i Genoas, Mattia Perin. Qendra e mbrojtjes përbëhet nga dyshja e Romës, Mehdi Benatia, Leandro Castan dhe ylli i Juventusit, Giorgio Chiellini.

Në mesfushë, Juan Cuadrado shkëlqeu për Fiorentinën dhe zuri vend në ekipin e vitit së bashku me anëtarin e Juventusit, Arturo Vidal, Borja Valeron nga Fiorentina dhe Alessio Cercin nga Torino.

Në sulm gjenden tre realizatorët më të mirë të këtij edicioni në Serie A. Nga golgeteri i Torinos, Ciro Immobile, tek Carlos Tevez nga Juventus dhe Luca Toni i Veronas, kompletohet skuadra e vitit në Serie A.