lajmi.net

Ekipi i vitit në La Liga

Uebfaqja zyrtare e La Ligas e ka publikuar ekipin më të mirë të vitit në La Liga. Sezoni dështues ka bërë që Barcelona të mos përfaqësohet me asnjë futbollist në këtë listë.

Sport

19/05/2014 18:55

Sezoni në Spanjë mori fund dhe është koha për t’i bërë llogaritë. Në fakt, uebfaqja e La Ligas e ka zgjedhur ekipin e vitit në Spanjë, ku nuk gjendet asnjë futbollist i Barcelonës, si rezultat i dështimit këtë sezon.

Në këtë listë gjenden plot shtatë futbollistë të Atletico Madridit, dy të Athletic Bilbaos dhe nga një të Real Madridit e Sevillas.

Formacioni ideal i vitit: Courtois; Juanfran, Laporte, Godin, Filipe Luis; Koke, Iturraspe, Gabi; Rakitic; Diego Costa, Cristiano Ronaldo.

Ekipi i vitit në La Liga

Kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në përfundim të sezonit në La Liga dhe është koha për zgjedhjen e më të mirëve. Goal.com e ka zgjedhur ekipin më të mirë të sezonit 2013/14.

Sport

05/05/2014 14:58

Real Madridi dhe Atletico Madridi janë më të përfaqësuarit në ekipin më të mirë të sezonit 2013/14 në La Liga.

Gjiganti madrilen ka tre përfaqësues, njëjtë sa edhe Los Colchoneros, ndërsa Barcelona ka vetëm një përfaqësues, për shkak të sezonit dështues.

Ekipi ideal i La Ligas

Portier: Navas (Levante)

Mbrojtës: Fazio (Sevilla), Godin (Atletico Madrid), Laporte (Athletic Bilbao)

Mesfushorë: Bale (Real Madrid), Koke (Atletico Madrid), Modric (Real Madrid), Rakitic (Sevilla)

Sulmues: Diego Costa (Atletico Madrid), Messi (Barcelona), Ronaldo (Real Madrid)

LM