Ekipi i Uruguait për Botëror

Selektori i Uruguait, Oscar Tabarez ka përzgjedhur 25 futbollistë për Kampionatin botëror në Brazil. Dy prej tyre do të hiqen para listës finale, ndërsa skuadra përbëhet nga yje si Edinson Cavani e Luis Suarez.

Sport

13/05/2014 12:06

Selektori i Uruguait, Oscar Tabarez ka publikuar listën e gjerë të futbollistëve të ftuar për Kampionatin botëror me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani dhe yllin e Liverpoolit, Luis Suarez si dy emrat më të mëdhenj në të.

Për më tepër, Diego Forlan po ashtu ka zënë vend në skuadër pas një aventure pozitive me klubin japonez, Cerezo Osaka.

Në mesin e 25 futbollistëve, 18 janë nën kontrata me kluve evropiane, ndërsa lista do të shkurtohet në 23, para afatit të caktuar nga FIFA më 2 qershor. Uruguai ka caktuar miqësore me Irlandën e Veriut dhe Slloveninë para ballafaqimit të parë në Botëror me Kosta Rikën më 14 qershor.

Uruguai gjendet në Grupin D së bashku me Italinë, Anglinë dhe Kosta Rikën.

Ekipi i Uruguait:

Portierët: Rodrigo Munoz (Libertad), Fernando Muslera (Galatasaray), Martin Silva (Vasco da Gama)

Mbrojtësit: Martin Caceres (Juventus), Sebastian Coates (Liverpool), Jorge Fucile (Porto), Jose Maria Gimenez (Atletico Madrid), Diego Godin (Atletico Madrid), Diego Lugano (West Brom), Alvaro Pereira (Sao Paulo), Maxi Pereira (Benfica), Alejandro Silva (Lanus)

Mesfushorët: Egidio Arevalo (Tigres UANL), Sebastian Eguren (Palmeiras), Walter Gargano (Parma), Alvaro Gonzalez (Lazio), Nicolas Lodeiro (Botafogo), Diego Perez (Bologna), Gaston Ramirez (Southampton), Cristian Rodriguez (Atletico Madrid)

Sulmuesit: Edinson Cavani (Paris Saint-Germain), Diego Forlan (Cerezo Osaka), Abel Hernandez (Palermo), Christian Stuani (Espanyol), Luis Suarez (Liverpool).