Ekipi i OSBE’së në Veri

OSBE ka filluar punën në “lehtësimin” e zgjedhjeve lokale në Veri të Kosovës. Pascal Heyman nga kjo organizatë njofton për procesin.

Lajme

03/11/2013 09:02

Pascal Heyman, Zëvendës Shef i Qendrës për Parandalimin e Konflikteve në selinë e OSBE’së3 në Vjenë, i cili po qëndron në Mitrovicën e Veriut për të ndjekur procesin zgjedhor ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Twitter ku shihet ekipi i kësaj organizate në qendrën rajonale të OSBE’së në Mitrovicën e Veriut.

“Ky është ekipi ynë qendror në Qendrën tonë rajonale të OSBE’së në Mitrovicë”.

“Edhe pse ka pasur vonesa të vogla në hapjen e vendvotimeve, e drejta e askujt për të votuar në Kosovë nuk është prekur negativisht”, ka shkruar Heyman, para pak çastesh.

Sipas tij, deri në orën 8, janë hapur 93 nga 94 vendvotime në veri të Kosovës.

OSBE është duke “lehtësuar” organizimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës në bazë të marrëveshjes së prillit ndërmjet Kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.