Ekipi i Omanit falë xhumanë në Prishtinë

Skuadra e Omanit ka falur xhumanë në një xhami të Prishtinës, para duelit miqësor me Përfaqësuesen e Kosovës, të dielën.

Sport

05/09/2014 16:04

Skuadra e Omanit tashmë gjendet në vendin tonë ku do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës, në stadiumin e kryeqytetit në Prishtinë, të dielën.

Kurse, sot futbollistët e këtij ekipi kanë falur xhumanë në një xhami të Prishtinës, duke treguar se nuk e patën të vështirë të kryejnë obligimin e tyre fetar, pavarësisht se gjenden në një qytet të panjohur për ta.