Ekipi i Kosovës bëhet gati për World Adventure Golf Masters 2018

Federata e Mini golfit e Kosovës do merr pjesë edhe në dy pal gara ndërkombëtare brenda këtij viti.

Sport

16/06/2018 10:45

Sot dhe nesër në Kladno të Republikës së Cekisë mbahet Kampionati botëror i Mini golfit  World Adventure Golf Masters 2018 në të cilin po marrin pjesë 15 shtete të ndryshme duke përfshi edhe Republikën e Kosovës me dy lojëtarët senior Agim Keka dhe Riza Thaçi të cilët edhe vitin e kaluar kanë marr pjesë në gara që janë zhvilluar të njejtin vend.

Të dy seniorët janë pjesë e rang listës botërore ndërkaq rezultati pozitiv do t’ju shërben për pozitë më të avancuar në rang listen e përgjithshme botërore.Ky është aktiviteti i parë i Federatës së Mini golfit të Kosovës për vitin 2018 ndërsa Federata e Mini golfit e Kosovës do merr pjesë edhe në dy pal gara ndërkombëtare brenda këtij viti.

35433272_10214625558546393_6137158174609768448_n

35480778_10214625558706397_8730460243978354688_n