Ekipi i Kampionëve

Ai mund të mos jetë titullar në La Ligë para Diego Lopezit, por Iker Casillas është emëruar në ekipin më të mirë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Goal.com e ka vendosur Casillasin në portë në mesin e futbollistëve më të dalluar të gjashtë xhirove të rrethit të parë të garës më të…

Sport

12/12/2013 15:50

Ai mund të mos jetë titullar në La Ligë para Diego Lopezit, por Iker Casillas është emëruar në ekipin më të mirë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Goal.com e ka vendosur Casillasin në portë në mesin e futbollistëve më të dalluar të gjashtë xhirove të rrethit të parë të garës më të rëndësishme kontinentale për klube. Casillas nuk ka pranuar gol në tri prej gjashtë duele.

Para tij në formacion vijnë mbrojtësi i Atletico Madridit, Miranda, Per Mertesacker i Arsenalit, dhe Marquinhos nga Paris Saint-Germain.

Mesfusha përbëhet nga Mohamed Salah i cili zuri vendin në krahun e djathtë pas paraqitjeve fantastike për Baselin.

Afër tij vjen Philipp Lahm i Bayern Munichut i adaptuar në një rol të ri. Aaron Ramsey shpërtheu për Arsenalin kurse në të majtë është Arjen Robben nga gjiganti bavarez.

Në sulm vjen një treshe e jashtëzakonshme e përbërë nga Cristiano Ronaldo, Wayne Rooney dhe Zlatan Ibrahimovic.