Ekipi i Gjermanisë dhe selektori Low, sulmohen nga mediat

Mediat gjermane kanë kritikua të ashpra për ekipin pas eliminimit nga Kampionati botëror 2018.

Sport

28/06/2018 11:00

Mediat gjermane kanë kritikuar ekipin, pas eliminimit të hershëm nga Kampionati botëror.

“Dështim i madh”, “pa fjalë” dhe “Low nuk duhet të jetë i paprekshëm”, ishin disa prej kryetitujve, të mediave nga Gjermania.

Gjermania u eliminua duke përfunduar si e fundit në grup, përcjell “lajmi.net”.

Selektori Joachim Low ballafaqohet me thirrje për largim nga posti. /Lajmi.net/