Ekipi i fundit që kualifikohet për “Kampionatin botëror 2018”

Peru ka siguruar një vend në mesin e skuadrave pjesëmarrëse në "Kampionatin botëror 2018".

Sport

16/11/2017 09:34

Peru ka mposhtur 2:0 Zelandën e Re, për të siguruar një vend në mesin e skuadrave pjesëmarrëse në “Kampionatin botëror 2018”.

Golat për Perunë i shënuan Farfan dhe Ramos në minutat 28’ dhe 65’.

Peru ka kompletuar listën e skuadrave pjesëmarrëse në “Kampionatin botëror 2018”. /Lajmi.net/