Ekipi i Fiorentinës nderon Astorin

Shalla dhe mesazhe të ngushëllimit janë shfaqur për nderë të Davide Astorit.

Sport

06/03/2018 14:39

Ekipi i Fiorentinës është grumbulluar dhe ka bërë homazhe për kapitenin e ndjerë, Davide Astori.

Futbollistët, stafi, zyrtarët e kanë kujtuar bashkëlojtarin e tyre para një “muri” të krijuar nga tifozët e ekipit Viola.

Shalla dhe mesazhe të ngushëllimit janë shfaqur për nderë të Astorit, përcjell “lajmi.net”.

Ata po ashtu janë larguar nga vendi në qendrën sportive mes duartrokitjesh. /Lajmi.net/