Ekipi i Emergjencave dhe Zjarrfikësve intervenojnë pas vërshimeve në Drenas

Shiu i madh ka vërshuar sot rrugët kryesore të qytetit të Drenasit.

Lajme

23/07/2018 15:06

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi së bashku me ekipet e emergjencave kanë intervenuar në hapjen pusetave në mënyrë që uji të depërtojë sa më shpejt.

“Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi së bashku me ekipin e emergjencave dhe të zjarrfikësve, kanë intervenuar tek hapja e pusetës tek rrethi në mënyrë që uji të depërton më lehtë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Drejtoresha Krapi ka njoftuar se ekipet e emergjencave kanë intervenuar në disa gypa atmosferikë në Drenas.

Ajo ka thënë se ekipet e emergjencave janë çdo herë të gatshme për intervenime dhe ka ftuar qytetarët të jenë bashkëpunues në situata të tilla.