Ekipi i dytë i Turqisë ia jep gjashtë gola Kosovës katastrofale

Mediat serbe janë treguar mjaft ironike, pas humbjes së Kosovës nga Turqia me rezultat 6:1. Ato e kanë konsideruar Kosovën ekip katastrofal, i cili u mposht me një gjashtëgolësh nga ekipi i dytë i Turqisë.

Sport

22/05/2014 12:29

Mediat serbe i janë gëzuar humbjes së thellë të Përfaqësueses së Kosovës nga Turqia me rezultat 6:1.

E përditshmja Blic, në edicionin e saj online ia ka kushtuar kësaj ndeshjeje një tekst me plot ironi.

“Ekipi përfaqësues i Kosovës pësoi katastrofë në ndeshjen e dytë miqësore, pasi në Mitrovicë u shkatërrua 6:1 nga Turqia, e cila erdhi me një ekip dukshëm më të dobët dhe me shumë mungesa”, ka “Turqve iu nevojitën vetëm 180 sekonda për të kaluar në epërsi, kurse Kisa e dyfishoi rezultatin.

Ekipi i  Kosovës shënoi me Bunjakun pak më vonë, por më pas i mori katër gola”, vazhdon shkrimi i Blic.

Sipas këtij të fundit, lojtarët turq vinin nga liga e parë dhe e dytë turke dhe mungonin yjet e kësaj Përfaqësueseje.