Ekipi i Bregut të Fildishtë për Botëror

Sabri Lamouchi e ka publikuar listën preliminare të Bregut të Fildishtë prej 28 futbollistësh, të cilët do të garojnë për ekipin prej 23 vetash, që do të marrë pjesë në Botërorin e Brazilit.

Sport

13/05/2014 17:50

Përzgjedhësi i Bregut të Fildishtë Sabri Lamouchi e ka publikuar listën preliminare prej 28 futbollistësh për Botërorin e Brazilit, por thotë se mund t’i sjell edhe dy lojtarë të tjerë, para se të vendos për ekipin final prej 23 futbollistësh.

Disa prej veteranëve të “Elefantëve” do të jenë në listë, të udhëhequr nga kapiteni Didier Drogba, ndërsa bashkëlojtari i tij tek Galatasaray, Emmanuel Eboue dhe futbollisti i Montpellier në Francë, Tiene Siaka, nuk janë përfshirë në listë për arsye teknike të trajnerit.

Gervinho, Salomon Kalou, Cheick Tiote dhe vëlleszërit Yaya e Kolo Toure, po ashtu janë pjesë e skuadrës.

Bregu i Fildishtë do të jetë pjesë e Grupit C së bashku me Kolumbinë, Greqinë dhe Japoninë.

Skuadra e Bregut të Fildishtë

Portierë: Barry Boubacar, Sylvain Gbohouo, Sayouba Mande, Badra Ali Sangare

Mbrojtës: Akpa Akpro, Serge Aurier, Arthur Boka, Viera Diarrassouba, Brice Dja Djedje, Kolo Toure, Didier Zokora, Sol Bamba, Benjamin Angoua

Mesfushorë: Serey Die, Ismael Diomande, Cheick Tiote, Yaya Toure, Didier Ya Konan, Constant Djakpa, Max-Alain Gradel

Sulmues: Mathis Bolly, Wilfried Bony, Didier Drogba, Seydou Doumbia, Salomon Kalou, Giovanni Sio, Gervinho, Lacina Traore.