Ekipi Heliox nga Prishtina në finalen e NASA Space Apps Challenge 2017

Dy ekipe Shqiptare, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova, garuan dhëmb për dhëmb me ekipet nga vende të ndryshme të botës në garën e njohur NASA Space Apps Challenge 2017.

Auto & Tek

23/05/2017 15:40

Një garë ndërkombëtare, Space Apps Challenge organizohet prej gjashtë vitesh nga Agjencia Amerikane e Hapësirës për nxitur zhvillimin e projekteve dhe zgjidhjeve ‘open source’ për të adresuar nevojat globale të aplikueshme për jetën në tokë dhe hapësirë.

Ekipi ‘Heliox’ nga Prishtina tashmë ka arritur në finalen e kësaj gare së bashku me katër ekipe të tjera ku garojnë për çmimin “People’s Choice”, njofton PCWorld.al

Ky projekt ka hyrë në 3 projektet më të mira në Nasa Space Apps Challenge. Krahas kategorisë “People’s Choice”, Heliox është nominuar edhe për vlerësim të drejtpërdrejtë nga juria e NASA-së

Heliox është një ekip i përbërë nga nëntë anëtarë: Albiona, Shkumbin, Labinot Bajrami, Drinor Selmanaj, Agon Hysenaj, Fidan Bicaj, Ermal Bujupaj, Kolos Pukaj dhe Rexhep Berlajolli.

Projekti i tyre hyn në kategorinë “You are my Sunshine” dhe është një zgjidhje për menaxhimin më të thjeshtë të energjisë që vjen nga panelet diellore.

Heliox arrin të parashikojnë energjinë që mund të prodhohet nga panelet, të menaxhojnë energjinë nga prodhimi tek konsumi dhe sa energji do të prodhohet në ditët në vijim.

Kur kanë ngelur edhe 14 orë nga mbyllja e votimit, ju ftojmë që në linkun më poshtë të votoni ekipin nga Prishtina Heliox.

 

https://2017.spaceappschallenge.org/vote/finalists