Ekipi e “tradhtoi”, shikoni reagimin e Berishës pas golit të katërt

Pas golit të katërt të Ukrainës, të shënuar nga Konoplianka në minutat e fundit të sfidës, “nervat” nuk e kanë mbajtur më as Etrit Berishën.

Sport

03/06/2018 19:12

Gardiani i Kombëtares, në shumicën e golave nuk kishte se çfarë të bënte asgjë, po ashtu edhe në golin e fundit, raporton Panorama Sport.

Me mbrojtjen që e “tradhtoi” në disa momente, ai filloi të bërtiste si i çmendur ndaj të tijve.

Lojtarët e Ukrainës bënin ç’të donin në zonë, dhe Berisha nuk mund të bënte asgjë më tepër për të ndaluar topat që shkonin me radhë drejt portës së tij.

Humbja 4-1 nga Ukraina, është e dyta me radhë për Shqipërinë, pas asj 3-0 nga Kosova.