Ekipet me numrin më të madh të rasteve për gol në Premierligë (FOTO)

Liverpool është skuadra me numrin më të madh të rasteve të krijuara gjatë këtij sezoni në Premierligë.

Sport

19/09/2017 10:15

Liverpool është ekipi me numrin më të madh të rasteve të krijuara gjatë këtij sezoni në Premierligë.

“Squawka Football” ka publikuar renditjen ku “Reds” gjenden në pozitën e parë me 77 raste të krijuara për shënim.

Pas tyre me një më pak renditet Tottenham Hotspur, përcjell “lajmi.net”.

Manchester United është në pozitën e 69-të, numër i njëjtë i rasteve për shënim edhe nga rivali i qytetit, Manchester City.

Kurse, përkundër numrit më të madh të shanseve për gol, Liverpool nuk ka qenë i saktë tek portat kundërshtare duke qenë në pozitën e tetë me 8 pikë nga 5 ndeshje. /Lajmi.net/