Ekipet e shpëtimit vazhdojnë luftën me rrënojat, shkon në 37 numri i viktimave pas shembjes së urës

Në Genova ekipet e shpëtimit vazhdojnë luftën me rrënojat për gjetjen e të mbijetuarve. Shpresat nuk janë shuar ende. Numri i viktimave ka shkuar në 37, e mes tyre 3 janë fëmijë, raporton TgCom.

Bota

15/08/2018 11:54

Gusht zie në Genova, pas rënies së urës Morandi në autostradën A10. Bilanci ende i përkohshëm flet për të paktën 37 viktima të konfirmuara. Midis tyre ka edhe tre të mitur: sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, një djalë 8-vjeçar dhe dy adoleshentë të moshës 12 dhe 13-vjeçare. Ndërkohë, në vendin e tragjedisë, vazhdojnë të gërmojnë në rrënoja në kërkim të ndonjë të zhdukuri.

Zjarrfikësit punuan gjithë natën për nxjerrjen e trupave të tjerë nga rrënojat e rrugës së shembur.

Mes viktimave, 5 nuk janë identifikuar

Numri i viktimave nga shembja e urës Morandi në Genova është ende në rritje: sipas asaj që u njoftua nga Ministria e Brendshme janë 5 viktima të paidentifikuara, shkruan TgCom24. Janë 16 njerëz të plagosur, mes të cilëve 12 më rëndë.