Ekipet e shkyçjes se Ujësjellësit sot në fshatin Bardhosh, Bërnicë e ulët dhe e epërme

KUR “Prishtina” njofton se konsumatorët borxhlinj të fshatit Bardhosh, Bërnicë e ulët dhe e epërme do të shkyçen individualisht nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Lajme

14/03/2018 10:30

Rreth 644 shtëpi / konsumatorë të fshatit Bardhosh u kanë borxh KRU ”Prishtina” sh.a. 173 mijë euro, 314 shtëpi / konsumatorë të fshatit Bërnicë e epërme kanë borxh 69 mijë euro dhe 206 shtëpi / konsumatorë të fshatit Bërnicë e ulët kanë borxh 40 mijë euro. Kështu ka bërë të ditur KUR “Prishtina”.

Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Për këtë aksion, në zonën e lartëpërmendur janë të angazhuar 4 ekipe të shkyçjes përfshirë edhe inspektorë.

Ata të cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit do të shkyçen gjatë ditës së sotme, pas shumë vërejtjeve e njoftimeve që u janë bërë më parë.

Aksioni i tillë do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018.

Falenderojmë të gjithë konsumatorët që po i kryejnë rregullisht obligimet e tyre financiare ndaj KRU ”Prishtina” sh.a./Lajmi.net/