“Ejani se ka hajdutë”: Plaka telefonon policinë, kishte nevojë për shoqëri!

Një ngjarje e dhimbshme dhe prekëse ka ndodhur të dielën në një lagje Cremona të Italisë.

Fun

24/07/2018 15:04

 

Një grua e moshuar 81 vjeç e cila jeton e vetme ka telefonuar policinë duke u thënë: “Ejani, ka hajdutë!”

Por në të vërtetë policia zbuloi se nuk kishte hajdutë, por e moshuara që jetonte vetëm, donte thjeshtë të fliste me dikë.

Një patrullë shkoi në banesë, ku pas një verifikimi të rastit, zbuloi se ishte një alarm i rremë, përcjell Dita.

E moshuara po qante dhe u kërkoi ndjesë policive, duke iu shpjeguar se ishte e ve dhe nuk i takonte prej kohësh fëmijët, të cilët jetonin larg, ndaj donte të fliste me dikë.

Karabinierët e ngushëlluan dhe më tej i ofruan një akullore, duke i premtuar se do ktheheshin sërish ta vizitonin.