‘Eja të bëjmë seks’, vajza shqiptare fut në kurth të moshuarin

Ajo hipi në makinën e një të 80-vjeçari italian dhe i vodhi 350 euro nga portofoli.

27/03/2017 18:24

Protagoniste është një 27-vjeçare shqiptare, me banim në Banchette (Itali) e cila pasditen e së shtunës u arrestua për vjedhje të rëndë nga karabinierët në Valdostana, ku ndodhi edhe ngjarja.

Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, i kishte ofruar marrëdhënie seksuale të moshuarit, por ajo që i ‘dhuroi’ ishte vjedhja e parave në portofolin e tij.

Në gjendje të lirë është proceduar një mikeshë e shqiptares, bashkëpunëtore në vjedhje./Syri.net/