Eintracht Frankfurt mbetet në Bundesligë pas barazhit

Skuadra e Eintracht Frankfurt e ka siguruar mbetjen në Bundesligë pas ndeshjeve të Play Offit ndaj Nurnbergut.

Sport

23/05/2016 22:25

Eintracht Frankfurt e cila përfundoi në pozitën e 16-të në Bundesligë, e ka siguruar mbetjen pas dy ndeshjeve ndaj ekipit që ishte i treti në Bundesliga 2, Nurnberg. raporton Lajmi.net.

Skuadra nga Frankfurti e fitoi ndeshjen e dytë në udhëtim 0:1, për ta siguruar edhe një sezon në elitën e futbollit gjerman.

Takimi i parë i zhvilluar në Frankfurt ishte mbyllur me rezultat 1:1.

Nurnbergu sezonin e ardhshëm do të vazhdojë të bëjë gara në Bundesliga 2.