Eintracht Frankfurt fiton Kupën e Gjermanisë pas 30 viteve duke e mundur në finale Bayernin

Eintracht Frankfurt është fitues i Kupës së Gjermanisë për sezonin 2017/2018.

Sport

19/05/2018 22:02

Skuadra që u drejtua për herë të fundit nga trajneri Niko Kovac, ka mposhtur në finalen e madhe Bayernin Munich, me rezultat 1:3.

Ndeshja finale e Kupës u zhvillua në ‘Olympiastadion’ në Berlin.

Heroi i Eintracht Frankfurtit ishte Rebic, me dy gola të shënuara, ndërsa golin e tretë e shënoi Gacinovic në fund të ndeshjes.

Golin e vetëm për Bayernin e shënoi sulmuesi Robert Lewandowski.

Ky ishte titulli i pestë i Kupës së Gjermanisë për skuadrën e Eintracht Frankfurtit, ndërsa për herë të fundit këtë trofe e kishte fituar në vitin 1988, plot 30 vite më parë./Lajmi.net/