Eibar – Real Madrid, dy gola për fitore nga Ronaldo

Cristiano Ronaldo, hero në fitoren e Real Madridit ndaj Eibarit.

Sport

10/03/2018 14:50

Real Madrid ka shënuar fitore në udhëtim te Eibar me rezultat 2:1 në kuadër të La Ligës.

Skuadra e trajnerit Zinedine Zidane mori pikë të plota falë dy golave nga Cristiano Ronaldo.

Vendasit barazuan përkohësisht rezultatin me golin nga Ivan Ramis në fillim të pjesës së dytë, përcjell “lajmi.net”.

Por, Ronaldo shënoi për herë të dytë në minutën e 84-të duke ia sjell fitoren ekipit të “Los Blancos”. /Lajmi.net/

http://www.dailymotion.com/video/x6g28cm