EHF përjashton Serbinë nga kualifikimet – Lajmi.net
EHF përjashton Serbinë nga kualifikimet
Autori: Lajmi.net SportSporti VendorTë tjera 19:05, 23 March 2018
Federata Evropiane e Hendbollit ka marrë vendim të përjashtojë Serbinë nga kualifikimet për Kupën e Botës për grupmoshat deri në 20 vjet.

Për shkaqe sigurie, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lejuar zhvillimin e ndeshjes së hendbollit mes vajza serbeve dhe atyre nga Kosova, e paraparë të luhej nga ora 16:00.

Përmes një komunikate të lëshuar nga EHF, është bërë e ditur përjashtimi i Serbisë nga garat kualifikuese.

“Në rrethanat e anulimit të ndeshjes dhe dështimit të Serbisë për të luajtur ndeshjen, EHF ka vendosur që të përjashtojë ekipin kombëtar serb nga pjesëmarrja e mëtejshme”, thuhet në një pjesë të komunikatës së EHF.

Në këtë komunikatë po ashtu ceket edhe ndryshimi i vendit për zhvillimin e ndeshjes për shkaqe sigurie, ndërsa serbët dështuan prapë të ofrojnë siguri për zhvillimin e saj./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: EHF

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble
  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master Japan