Egjipti dënon 14 persona me burgim të përjetshëm

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar 14 persona me burgim të përjetshëm, duke përfshirë një këshilltar të ish-presidentit Mohammed Morsi, për anëtarësim në Vllazërinë Myslimane, transmeton AP.

Bota

05/07/2018 13:47

Agjencia e lajmeve shtetërore, Al Ahmra, ka raportuar të enjten se nga tetë nga 14 personat e përmendur, janë dënuar në mungesë.

Përveç anëtarësimit në Vllazërinë Myslimane, Gjykata e Kajros ka dënuar personat në fjalë edhe për posedim të armëve të zjarrit, cenim të lirisë së personave dhe për shkelje të dispozitave kushtetuese.

Egjipti ka goditur ashpër islamistët nga viti 2013 pas rrëzimit të Morsit nga pozita e presidentit të këtij shteti.

Vllazëria Myslimane është shpallur “organizatë terroriste” prej largimit të Morsit nga pozita udhëheqëse.