Egjipt, zbulohet një piramidë 3,700 vite e vjetër

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar rrënojat e një piramide të lashtë në fushën Dahshur, afër Kajros.

Fun

03/04/2017 23:00

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Antikiteteve në Egjipt, rrënojat janë gjendje shumë të mirë, transmeton portali arbresh.info.

Rrënojat janë gjetur në jug të piramidës së famshme të Faraonit Snefreu.

Dahshur gjendet rreth 40km larg Kajros dhe ka shërbyer si vend për varrimin e faraonëve gjatë periudhës së Mbretërisë së Vjetër dhe Mbretërisë së Mesme në Egjipt.

Zbulimi i ri me sa duket i përket sundimit të dinastisë së 13-të, e cila zgjati nga viti 1803p.e.s deri në vitin 1646 p.e.s.

Arkeologët gjithashtu kanë gjetur disa fragmente të blloqeve prej guri dhe një pjatë me hireoglife.