Egjipt, vriten 19 pjesëtarë të ISIS-it

Ushtria egjiptiane ka thënë sot se 19 terroristë të grupit të ISIS-it në Egjipt, përfshirë tre të liderë të saj, janë vrarë në sulmet ajrore në veri të Sinai.

Bota

20/04/2017 14:09

Shteti Islamik e mori këtë javë përgjegjësinë për sulmin ndaj forcave të sigurisë afër Manastirit “St.Catherine” në jug të Sinai, i cili ishte incidenti më i fundit në një seri sulmesh ndaj minoritetit të krishterë në Egjipt në muajt e fundit.

Egjipti është duke e rritur sigurinë para vizitës së Papa Françeskut në vend javën që vjen, si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë ndaj dy kishave të krishtere këtë muaj, për të cilin përgjegjësinë e mori ISIS.