Effenberg: Ozil dhe Gundogan duheshin përjashtuar nga ekipi i Gjermanisë

Stefan Effenberg ka qenë shumë i ashpër në qëndrimin e tij ndaj dyshes së mesfushorëve me origjinë turke.

Sport

13/06/2018 13:03

Gjermania nuk duket aspak në formë në prag të kampionatit botëror “Rusi 2018”, që starton nesër.

Kampionët në fuqi të botës kanë fituar vetëm miqësoren ndaj Arabisë Saudite në vitin 2018, madje edhe atë me shumë vuajtje, ndërsa kritikët akuzojnë skuadrën se vrapon shumë pak.

Në qendër të kritikave ka përfunduar dyshja turko-gjermane, Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan, të cilët në muajin Maj u bënë protagonistë të një fotoje me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ish kapiteni i Bayernit të Mynihut dhe një nga protagonistët e Gjermanisë së viteve 1990-2000, Stefan Effenberg ka qenë shumë i ashpër në qëndrimin e tij ndaj dyshes së mesfushorëve me origjinë turke, transmeton “SS”.

“Nëse luan me disa vlera të caktuara, të cilat i predikon dhe mbron Federata e Futbollit, atëherë lojtarë si Ozil dh Gundogan duheshin përjashtuar. Ata mund të cilësohen me fat, pasi DFB ka reaguar në mënyrë jokonsekuente dhe jo të shpejtë”, deklaroi Effenberg.

Ish mesfushori ka qenë objekt i përjashtimit në Botërorin e vitit 1994, për shkak të disa sjelljeve të pahijshme, ndërsa në rastin konkret mendon se lënia jashtë e dy futbollistëve me origjinë turke, duhej bërë për mbështetje të një personi që dhunon të drejtat e njeriut.