Effenberg: Guardiola do të largohet nga Bayerni në vitin 2016

Ish-legjenda e Bayernit, Stefan Effenberg është i bindur se Pep Guardiola do të largohet nga bavarezët në vitin 2016.

Sport

31/07/2015 11:11

Ish legjenda e Bayern Munichut, Stefan Effenberg beson se Pep Guardiola do të largohet nga Bayern Munichu kur kontrata e tij të skadojë në vitin 2016.

Guardiola ende nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës dhe është i mundur largimi i tij nga kampioni i Gjermanisë, shkruan Express.

“Jam shumë i bindur se Guardiola nuk do të jetë në krye të Bayernit pas vitit 2016. Kush do ta zëvendësonte atë? Jam duke menduar për Jurgen Klopp. Ai është definitivisht alternativë e Guardiolas në Bayern”, tha Effenberg për Sky.