Efekti Ronaldo, Pogba dëshiron të rikthehet te Juventusi

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi po tërheq edhe yjet e tjerë të futbollit për t’iu bashkuar kampionëve të Serie A.

Sport

23/07/2018 17:16

Portugezi i dha fund qëndrimit nëntë vjeçar te Real Madrid, duke iu bashkuar Juventusit për 112 milionë euro në moshën 33 vjeçare.

Pas tij, Juventusit mund t’i bashkohet edhe Paul Pogba.

Në mediet sportive raportohet se francezi që fitoi Kupën e Botës me Francën po pëlqen idenë e rikthimit në Serie A.

Operacioni fillimisht nuk duket i thjeshtë, por te Juventusi Pogba ka luajtur futbollin e tij më të mirë, dhe kjo mund të jetë shkas që mund të shërbej në finalizimin e kësaj marrëveshje./Lajmi.net/